‘Më i rrezikshëm se vëllai i tij Vuçiç’/ Nela-Osmanit dhe Konjufcës: Refuzojeni Ramën në zyrat e shtetit

‘Më i rrezikshëm se vëllai i tij Vuçiç’/ Nela-Osmanit dhe Konjufcës: Refuzojeni Ramën në zyrat e shtetit

15:24, 06/07/2023
A+ Aa A-

Analisti Milaim Nela i ka bërë thirrje Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që të mos e presin kryeministrin Edi Rama pasi ‘ai është në mos më i rrezikshëm po aq i dëmshëm sa vëllai i tij Aleksander Vuçiç’.

Në postimin e tij në Facebook, Nela ka renditur të gjitha tentativat e Ramës për ti futur thika pas shpine Kosovës, duke kërkuar refuzimin e tij.

Postimi i plotë:

Zj. Presidente e Kosovës Vjosa Osmani!

Z. Kryetar i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca!

Mos i ndotni zyrat e institucioneve të shtetit tuaj duke lejuar Edi Ramën të futet në to!

Ndalojani hyrjen në territorin e Kosovës sepse për tokën Dardane ai është në mos më i rrezikshëm po aq i dëmshëm sa vëllai i tij Aleksander Vuçiç!

Ai që desh të copëtojë Kosovën për interes të Serbisë!

Ai që vuri traun e ju gjobit sa herë shkelni territorin e Shqipërisë!

Ai që mbron Vuçiçin në kancelaritë e Europës dhe shan Kosovën sa herë i jepet rasti!

Ai që desh të zhbëjë Kosovën përmes Ballkanit  të Hapur!

Ai që nuk dënoi kidnapimin e tre efektiveve të policisë së Kosovës brenda territorit të saj!

Ai që nuk dënoi agresionin e forcave speciale serbe që shkelën marrëveshjen e Kumanovës!

Ai që e ofendoi rëndë Kosovën duke gjuajtur gurë ndaj qeverise se dhe kryeministrit të saj përmes ish Presidentit Amerikan.

Ai që nuk e ka mbrojtur Kosovën në asnjë rast që ditën që është bere kryeminister i Shqiperise!

Ai që demek hoqi dorë nga Ballkani i Hapur por të njëjtat të keqija do ti inkorporoje në procesin e Berlinit!

REFUZOJENI!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco