Zaimi: Kryeministri i Shqipërisë nuk ka pse flet gjëra që i interesojnë Vuçiçit

Zaimi: Kryeministri i Shqipërisë nuk ka pse flet gjëra që i interesojnë Vuçiçit

14:57, 06/07/2023
A+ Aa A-

Arbër Zaimi, anëtar i kryesisë së VV-së, ka komentuar turin në Ballkan të Edi Ramws, ku ka deklaruar se kryeministri nuk ka pse flet gjëra që i interesojnë presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

‘As Borrell e Lajcak, që janë lehtësues zyrtarë të dialogut e ndonjëherë veprojnë si ndërmjetësues, nuk propozojnë drafte e konferenca, por përpiqen të gjejnë udhën drejt zbatimit të marrëveshjes ekzistuese. Pse pra duhet ta bëjë këtë gjë Rama, i cili ndërmjetësues mes Kosovës e Serbisë nuk mund të jetë, për sa kohë që zyrtarisht e identitarisht është shqiptar deshi apo nuk deshi. Është e qartë se Vuçiçit nuk i intereson fare ajo marrëveshje dhe i ka rënë pishman. Është e qartë se Vuçiçi do drafte e konferenca të reja. Por Shqipëria dhe km. i Shqipërisë nuk ka pse flet gjërat që i interesojnë Vuçiçit’, shkruan Zaimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Unë nuk e di se a duhet apo jo të takohen Kurti e Rama, e në cilin moment, por e di se s’është fort e arsyeshme të pranohet takim me dikë që para pak ditësh ka dërguar befasisht draft për Zajednicën në Paris e Berlin, teksa Kosova është e përfshirë në një betejë pikërisht për t’i shpëtuar asaj që aktualisht po ndodh në Bosnjë.

E di se është vështirë të takohesh me dikë që para pak ditësh propozoi konferencë alla Dayton për Kosovën. Konferencat e tilla bëhen kur nuk ka marrëveshje, ndërsa Kosova ka marrëveshje me Serbinë. Është marrëveshja bazike e 27 shkurtit 2023 e arritur në Bruksel, ku Bashkimi Evropian zyrtarisht garantoi se ka marrëveshje.

As Borrell e Lajcak, që janë lehtësues zyrtarë të dialogut e ndonjëherë veprojnë si ndërmjetësues, nuk propozojnë drafte e konferenca, por përpiqen të gjejnë udhën drejt zbatimit të marrëveshjes ekzistuese. Pse pra duhet ta bëjë këtë gjë Rama, i cili ndërmjetësues mes Kosovës e Serbisë nuk mund të jetë, për sa kohë që zyrtarisht e identitarisht është shqiptar deshi apo nuk deshi.

Është e qartë se Vuçiçit nuk i intereson fare ajo marrëveshje dhe i ka rënë pishman. Është e qartë se Vuçiçi do drafte e konferenca të reja. Por Shqipëria dhe km. i Shqipërisë nuk ka pse flet gjërat që i interesojnë Vuçiçit.

Qeveria e Shqipërisë duhet të rikthejë linjën e saj kombëtare diplomatike në raport me Kosovën, që do të thotë:

- të mbështesë aktivisht kërkesën e Kosovës për largimin e masave të padrejta.

- të kërkojë nga Serbia përgjegjësi për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të arritur në Bruksel.

- të mos i bëjë befasi Kosovës.

Nëse shqiptarët do të jenë bashkë në rrugën e drejtësisë, e drejta do të ketë më shumë gjasa të triumfojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco