VIDEO/ Deputetët e PS-së dolën sa iknën protestuesit, studenti i pret te dera: Turp t’ju vijë...Na hoqët të ardhmen

14:41, 06/07/2023
A+ Aa A-

Një student i mjekësisë i ka pritur derisa kanë dalë deputetët e PS-së të cilët votuan ditën e sotme ‘pro’ vendimit të qeverisë së Edi Ramës për të kushtëzuar me 5 vite punë të detyruar studentët para diplomimit, ose në të kundërt duhet të paguajnë 5300 euro dhe të marin diplomën.

Në videon e mbërritur në redaksinë e SYRI-t, dallohet se si studenti i kërkon llogari deputetit të PS, Ilir Metaj, për votën e tyre e cila është shkatërrimtare për të ardhmen, duke i thënë ‘t’ju vijë turpë që prisni derisa të ikim dhe të dilni’.

Studenti: Tani po dilni, turp t’ju vijë. A keni fëmijë ju? Po hiqi mor gishtat se as për gishta dhe as për një tjetër në botë mua nuk më plas. Po ti që ke votuar ‘pro’ të të vijë turp. Ty të të vijë turp bashkë me këto që prisni atje derisa të ikim ne dhe të dilni, ja ju t’ju vijë turp. Ti s’më mëson dot mua, sepse ti me gjithë këta kolegët e tu vidhni sa vidhni dhe më hiqni të ardhmen mua dhe mos më qesh mua se ke dalë deputet nga votat tona. Të të vijë turp. Unë nuk të tregoj se kë kam votuar por ti ke dalë deputet nga votat e popullit. Turp t’ju vijë të gjithëve.  

Deputetët e Partisë Socialiste votuan sot projektligjin për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët duhet të punojnë 5 vite pas mbarimit të studimeve që të tërheqin diplomën, ose të paguajnë 5300 euro.

Kundër këtij vendimi të qeverisë së Edi Ramës u ngritën studentët e mjekësisë dhe ata të UBT-së duke protestuar ditën e sotme pranë Fakultetit të Mjekësisë, te Ministria e Arsimit dhe në fund para Parlamentit, ku dhe tentuan të futeshin brenda ambienteve në momentin që po votohej projektligji skandaloz dhe antiligjor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco