Lajmi i fundit

Vjedhjet me 5D të Veliajt/ Opozita sërish në protestë para Bashkisë së Tiranë

Strazimiri-Ramës: S'ke nevojë për besë se nuk e fëlliq njeri 'alltijen' me ty...

Strazimiri-Ramës: S'ke nevojë për besë se nuk e fëlliq njeri 'alltijen' me ty...

13:59, 06/07/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka reagur pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Shkupi, ku i kërkonte kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që ta priste, pasi ‘edhe hasmit pritet.

Në postimin e tij në Facebook, Strazimiri thekson se këtë shprehje ‘ia sygjeron subkoshienca’, pasi ‘sado që u përpoq e shtivi drejt saj gjithmonë pas shpine me pushkë të huaj dhe me plumba të hasmit, nuk arriti dot ta vrasë’.

‘Por ky është një rregull morti... e Kosova për fat të mirë nuk ka mort e nuk ka hap "t'pame"! Shko në Kosovë pa frikë e pa nevojë për besë, se besa i jepet burrit jo "m*tit", shkruan Strazimiri.

Postimi i plotë:

Interesant kjo puna e "Kanunit" dhe "hasmit në derë" që kërkon besë... ?!

Ia sugjeron subkoshienca...

Por ky është një rregull morti... e Kosova për fat të mirë nuk ka mort e nuk ka hap "t'pame"!!!

Sado që u përpoqe e shtive kaq herë drejt saj, gjithmonë pas shpine me pushkën e huj e plumbat e hasmit, nuk e vrave dot.

Shko në Kosovë pa frikë e pa nevojë për besë, se besa i jepet burrit jo "m*tit"

Ky i fundit nuk ka nevojë për besë se askush nuk e fëlliq "alltijen" me te, thjesht kur e përcjell kërkon çesmën më të afërt e sapun të bollshëm... për t'i la mirë duart...

KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco