Kryetari i Lëvizjes BESA refuzon takimin me Ramën në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Lëvizjes BESA refuzon takimin me Ramën në Maqedoninë e Veriut

12:42, 06/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Lëvizjes BESA në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami ka refuzuar takimin me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit ditën e sotme.

Kasami ka treguar ditën e djeshme se e ka refuzuar ftesën për shkak se deri më tani marrëveshjet që janë shkruar në Tiranë nuk janë zbatuar.

Gjithashtu Kasami ka zbuluar detaje duke thënë se ftesa u ka ardhur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ai ka nënvizuar se do të vazhdojnë komunikimet me Ramën, ndërsa kur të dakordësohen për takim do të sqarojnë dhe pozicionin e tyre.

“Ftesa na ka ardhur nga Balla, me të cilin kemi kontaktuar dhe në parim jemi dakorduar që ne si lëvizje Besa, të vazhdojmë komunikimet me kryeministrin dhe të ulemi në një takim ku të sqarojmë pozicionin tonë dhe t'i kërkojmë kryeministrit implementimin e pikave në marrëveshjen e arritur më herët”, ka thënë Kasami.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco