FOTO/ Lefter Koka në GJKKO, i’a kalon përgjegjësinë Këshillit të Ministrave për inceneratorin e Elbasanit

FOTO/ Lefter Koka në GJKKO, i’a kalon përgjegjësinë Këshillit të Ministrave për inceneratorin e Elbasanit

11:55, 06/07/2023
A+ Aa A-

Inceneratori i Elbasanit prej orës 09:00 ka filluar seancën në Gjykatën për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Lefter Koka nëpërmjet avokatëve mbrojtës po lexon konkluzionet përfundimtare.

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Kokën që me aplikim të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor, do të dënohet me 6.8 vite burg.

Ish-minsitri i Mjedisit është vetë i pranishëm për herë të parë në këtë gjykim dhe pas leximit të konkluzioneve të avokatit mbrojtës, pritet të pytet edhe ai. Në pjesën e parë të mbrojtjes, Lefter Koka është përqëndruar tek akuza e shpërdorimit të detyrës, duke i’a kaluar përgjegjësinë Këshillit të Ministrave.

Avokati i tij pretendoi se në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, i është kërkuar mendim katër ministrive, Financave, Ekonomisë dhe Energjitikës, Mjedisit dhe Drejtësisë.

"Gjatë kohës që janë bërë negociata me kompanitë e inceneratorit klienti im ka qenë jashtë vendit. Sa i përket procedurës së bërë me negocim pa shpallje, është bërë në kuadër të emergjencës mjedisore të shpallur nga Bashkia e Elbasanit. Në komisionet e ngritura, nuk ishte e përfshirë vetëm Ministria e Mjedisit, por kishte përfaqësues edhe nga ministritë e tjera.

Në lidhje me këtë procedim janë pyetur 87 persona, janë vënë 33 numra në përgjim, 8 pajisje pc të Klodian Zotos janë sekuestruar, 11 institucione bankare, dy pajisje pc brenda kantinës së verës, nga të cilat nuk ka dalë asnjë provë direkte që e implikon z. Koka me akuzat", është shprehur avokati i ish-ministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco