Vendimi për studentët e Mjekësisë, Vasili: Nuk e frenon ikjen e të rinjve jashtë. Dekurajon studimin në këtë degë

10:49, 06/07/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është shprehur kundër projektligjit të qeverisë për studentët e mjekësisë që i detyron studentët e mjekësisë që të punojnë 5 vite me detyrim në vend dhe më pas të diplomohen.

Vasili tha se ky vendim nuk e frenon ikjen e studentëve të mjekësisë jashtë, por dekurajon studimin në mjekësi.

“Festa e bërë për mos t’u ngutur për këtë nismë, vë parlamentin në shinat e procedurave që ndihmojnë ligjet. Ka 3-4 elemente që duhet të shihen. Nuk e zgjidh problemin kjo gjë. Kujtohet maxhoranca pas 10 vitesh dhe shpërbën sistemin universitar me atë guxim që se ka pasur as diktatura, këtu jemi në kufijtë e budallallëkut. Tërhiquni nga kjo gjë se nuk e zgjidh problemin, por dekurajon studimin në mjekësi”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco