‘Ballkani i Hapur e kreu misionin’/ Deputetja e VV: Kaq largpamës është Rama

‘Ballkani i Hapur e kreu misionin’/ Deputetja e VV: Kaq largpamës është Rama

10:56, 02/07/2023
A+ Aa A-

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama lidhur me deklaratat e tij për ‘Ballkanin e Hapur’.

Së fundmi kryeministri shqiptar, ka deklaruar se nisma ‘Ballkani i Hapur’ e ka përfunduar misionin për të cilin ka lindur, dhe se tash rruga kryesore është Procesi i Berlinit.

Deputetja Pacolli në një postim në Twitter ka cituar dy deklarata të kryeministrit Rama të dhënë në nëntor 2022 dhe korrik 2023, ku ka shkruar ‘kaq për largpamësinë e tij dhe këshillave të tij për Kosovën’.

‘14 nëntor 2022

@ediramaal deklaronte se #BallkaniHapur është projekti i përhershëm, jo #ProcesiiBerlinit.

1 korrik 2023 Rama deklaron se Ballkani i Hapur e ka kryer misionin dhe se tash futemi në Proces të Berlinit.

Kaq për largpamësinë e tij dhe këshillave të tij për #Kosovën’, shkruan Pacolli në Twitter.

Rama tha se Procesi i Berlinit është aksi kryesor.

‘Ballkani i Hapur’ ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë.

Kemi mundësi ta zotërojmë si proces me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermani, nga kancelari Scholz dhe nga gjithë të tjerët dhe në ndërkohë e kuptoni se çfarë do të thotë? Tetori erdhi, korriku hyri, si mundet ne ta mbajmë të bashkuar Bashkimin Evropian? Se jo të gjithë aty janë të vëmendshëm, jo të gjithë aty e kanë interesin që kanë këta kryesorët për të na mbështetur ne, për të mbështetur Ballkanin Perëndimor, nëse ne merremi me Oso Kukën’, u shpreh Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco