Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vasili publikon deklaratat: Albin Kurti burrë shteti. Edi Rama u përul para Beogradit

Vasili publikon deklaratat: Albin Kurti burrë shteti. Edi Rama u përul para Beogradit

08:43, 02/07/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë një krahasim mes deklaratave të kryeministrit Edi Rama Rama dhe homologut të tij në Kosovë, Albin Kurti.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili shprehet se fundi i Ballkanit të Hapur e tregoi Kurtin burrë shteti dhe Ramën si palaço politik. Ai thekson se Kurti i mbështetur fort në parime e përbuzi Ballkanin e Hapur ndërsa Rama u përul para Beogradit.

Sipas Vasilit, Kurti sot është me kokën lart si gjithmonë ndryshe nga Rama i cili sipas tij e pranoi fundin e Ballkanit të hapur “me bisht ne shale”.

Postimi i plotë:

Fundi i Ballkanit te Hapur, tregoi Kurtin burreshtetas dhe Ramen si palaço politik!

Fundi i peshtire i Ballkanit te Hapur tregoi qarte se ka nje humnere te madhe, qe ndan burreshtetasit e vertete nga palaçot politike.

Albin Kurti i mbeshtetur fort ne parime dhe ne nje euroatlantizem te sinqerte e perbuzi Ballkanin e Hapur sllavorus.

Ndersa palacua politik Rama u zderhall ne menyre histerike dhe jua shpifi te gjithe shqiptareve me peruljen poshteruese para Beogradit dhe me urrejtjen ndaj Europes dhe integrimit ne BE.

Albin Kurti sot eshte me koken lart si gjithmone, ndersa palaçua politik me bisht ne shale pranoi fundin e neveritshem te Ballkanit te Hapur.

Por me shume se cdo gje flasin vete deklarat e Kurtit dhe palaços politik, hajde ti lexojme bashke:

ALBIN KURTI

27 qershor 2022

Në ‘Procesin e Berlinit’ udhëheq Gjermania, në ‘Ballkanin e Hapur’ udhëheq Serbia, unë besoj se procesi i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit Scholts është rruga e duhur drejt integrimit europian.1 gusht 2021

“Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse, por edhe nga Kina si dhe Ballkan i hapur për autokracinë, për korrupsionin, për kriminelët e luftës”.

31mars 2023

“Ballkani i Hapur, me sa e di unë as Ëebsite nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi”, tha Kurti.

Edi RAMA

19 prill 2022

Jemi shumë të vendosur të vendosur të ecim me Ballkanin e Hapur, le të thonë çka të duan përqafuesit e turbofolkut nacionalist, ne do të vazhdojmë me Ballkanin e hapur

8 qershor 2022

“Për shkak se është i njerëzve dhe të ardhmes, ‘Ballkani i Hapur’ as nuk ndalet as nuk mbyllet. Kjo është mbase pak, por e sigurt. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. ”, ka thënë ai.

18 maj 2022

Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, shkruan Rama ne tëitter

14 shtator 2021

Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan.

Albin Kurtit me koherencen dhe principialitetin koha i dha te drejte 100%, ndersa Edi Rama u tregua nje politikan mizerabel, totalisht i shantazhueshem dhe nje puthador pa asnje parim.

FATKEQESI E MADHE PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARINE QE KA NJE RAMË PER KRYEMINISTER!

SHPRESE E MADHE PER TE ARDHMEN QE KA EDHE NJE ALBIN KURTI PARIMOR PATRIOT E TE PASHANTAZHUESHEM QE NUK SHET DHE BLEN KOMBIN POR SAKRIFIKON GJITHSHKA PER TE!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco