Askush nuk e do!

Askush nuk e do!

19:49, 01/07/2023
A+ Aa A-

Edhe në media ‘dashamirëse’, siç është treguar shpeshherë TCH me Lulzim Basha, ai sërish del 75% i papëlqyer nga qytetarët që marrin pjesë në sondazhe dhe pyeten për rikthimin e tij.

I tillë është edhe opinioni më i fundit i qytetareve që kanë votuar në një sondazh të zhvilluar ne tch web.

75% e të pyeturve janë përgjigjur se nuk duhet të rikthehet dhe se e bëjnë atë përgjegjës për shkatërrimin e opozitës.

Kështu Lulin u është neveritur edhe atyre që e duan shkatërrimin e opozitës, mendoni opozitarët ç'mendim kanë për të. Pra, edhe njëherë konfirmohet se Basha është një personazh “fake” i cili nëpërmjet një farse po përgatit një rikthim “fake” në PD e vulës për të vijuar misonin e tij të shkatërrimit të opozitës.

Më poshtë edhe lajmi i TCH për sondazhin:

“Zgjedhjet brenda forcës së djathtë politike, të cilat pritet të mbahen pas tre javësh, Basha duket i bindur për fitoren në “xhep” përballë kandidatit Gjergji Hani, të paktën këtë synon ai me rikthimin aktiv në partinë e vulës.

Por çfarë mendojnë demokratët dhe shqiptarët për rikthimin e tij pas një shkëputje të gjatë dhe humbjes së thellë të kësaj partie në zgjedhjet vendore. Në një sondazh të kryer në faqen WEB të Top Channel, 75.17% e qytetarëve mendojnë se Lulzim Basha nuk duhet të rikthehet në Partinë Demokratike. Vetëm 24.83% e qytetarëve janë pro rikthimit të ish kreut të kësaj partie.”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco