Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Berisha: Rama në marrëveshje me Iranin, akuza muxhahedinëve të MEK për ‘shpallje lufte’

Berisha: Rama në marrëveshje me Iranin, akuza muxhahedinëve të MEK për ‘shpallje lufte’

14:19, 30/06/2023
A+ Aa A-

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur edhe për aksionin policesk të kryeministrit Edi Rama, drejt muxhahedinëve në kampin MEK në Manz.

Sipas Berishës, Rama është duke ndërmarrë hapa për rrethana lehtësuese për veten, pasi në datë 26 korrik 2023 do të fillojë gjyqi për aferën McGonigal, ku të dyja dosjet janë bashkuar në një, ajo e Ëashington Dc dhe Neë York, ku është i përfshirë edhe kryeministri shqiptar.

Pyetjes së gazetarit të SYRI TV, Ermal Rizaj se çfarë hapash është duke marrë Rama, Berisha i’u përgjigj se ‘në marrëveshjet që janë bërë ose po bëhen me Teheranin, pala iraniane të ketë paditur palën shqiptare, dhe në këtë rast, pala shqiptare të arrijë në marrëzi dhe të paraqesë si akuzë në gjykatë ‘shpallje lufte’, për muxhahedinët e kampit MEK’.

‘E kuptoni ju, apo jo? Shpallje lufte, thotë akuza e parë, ndaj MEK-ut. Po si, qenka shpallje lufte në një kohë kur, Irani vet hackeron jo një, por disa vende të lira, dhe nuk ka një konventë që ta konsiderojë shpallje lufte, përveç Edi Ramës’, u shpreh Berisha.

Gazetari: Sa i takon dokumentit për çështjen McGonigal, është një dokument dokument që ju mund ta bëni publik për qytetarët?

Berisha: Po, po, publik. Po, padiskutim, nuk është sekret. Ata që ma kanë dërguar e kanë publik këtë. Gjendet në faqen e Gjykatës, ose të Ministrisë së Drejtësisë.

Gazetari: T’ua shpërndanin edhe mediave shqiptare.

Berisha: T’ua dërgoj? Po, po. Ua dërgojmë.

Pyetje: Ju deklaruat se para datës 26 korrik Rama po ndërmerr hapa për rrethana lehtësuese. Çfarë po bën Rama sipas jush, z.Berisha?

Berisha: E gjithë veprimtaria e tij e jashtme është tani, se si e si të paraqitet i rëndësishëm në një kohë kur ka absolutisht zero rëndësi në çështjen dialogun Prishtinë-Beograd. Për të mos thënë veprime të tjera nga MEK, tejkalime të tmerrshme ndaj refugjatëve që ndodhen në Shqipëri, në strehën e shqiptarëve. Akte që shkel në mënyrë flagrante Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

Pra, mundet që në këtë rast, në marrëveshjet që janë bërë ose po bëhen me Teheranin, pala iraniane të ketë paditur palën shqiptare, por kjo nuk do të thotë që pala shqiptare të arrijë në marrëzi, dhe të paraqesë si akuzë në gjykatë shpallje lufte. E kuptoni ju, apo jo? Shpallje lufte, thotë akuza e parë, ndaj MEK-ut. Po si, qenka shpallje lufte në një kohë kur, Irani vet hackeron jo një, por disa vende të lira, dhe nuk ka një konventë që ta konsiderojë shpallje lufte, përveç Edi Ramës. A mund të formulohet kjo akuzë, më thoni ju mua? Shpallje lufte! Se i thonë ajatollahët, pra shpallje lufte nga Manza, se mund të kenë bërë ndonjë hackerim. Çfarë do të thotë ajo? Hackerimet janë një lloj mosbindje civile, se në fund të fundit këta janë shtetas iranianë, në fund të fundit këtajanë rezistentë. Këta po luftojnë një regjim autokratik, nga më autokratikët në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco