Shameti: Ne po e shikojmë se ç’bëhet, si pastrohen paratë me këtë bum të llahtarshëm ndërtimi

18:49, 29/06/2023
A+ Aa A-

Analisti Sokol Shameti e sheh problemin e trafikut të drogës në Shqipëri si edhe të shtrirjes së përdorimit të saj, tek fakti se në Shqipëri nuk ka mundësira se si të rinjtë të angazhohen në veprimtari prodhuese, të krijojnë pasuri, të ndërtojnë një të ardhme.

“Ka ndodhur në mungesën totale të një mundësie për t’i angazhuar njerëzit me një veprimtari prodhuese të ndershme dhe është mbyllur një sy për dekada të tjera, për 30 vjet, ndaj një veprimtarie siç është kjo e trafikut të drogave,” tha ai ndër të tjera ne emisionin Task Force në SYRI TV.

I ngacmuar nga gazetarja Sonila Meço në idenë se si pasojat e drogave po rëndojnë mbi shqiptarët, mbi fëmijët, Shameti tha:

“Kam përshtypjen se kjo shikohet pak a shumë si një efekt anësor, sepse tani të gjithë jetojmë në Shqipëri, unë nuk është se jam ndonjë ekspert i kriminalistikës ose i Policisë në përgjithësi, por perceptimi i përgjithshëm është që në një vend si ky që për 30 vjetët e fundit është de-industrializuar totalisht, nuk ka asnjë lloj mënyre se si të krijosh pasuri, se si të rinjtë të angazhohen në një veprimtari prodhuese. Mbarojnë shkollën, e dinë që kanë një karrierë, do ta zhvillojnë, mundëistë janë dy: ose do të emigrojnë do të ikin ose do të merren me diçka që nuk përputhet me arsimin e tyre që të mbijetojnë dhe të mbijetojnë ku?! Të mbijetojnë në shoqëri me disa disnivele, disbalanca sociale të llahtarshme.

Realiteti që shikojnë në televizor ose në billborde ose në grataçielat e mëdha apo në rrethinat e Tiranës - me jetën që bëjnë, hendeku është i tmerrshëm dhe sigurisht një qenie njerëzore do ta tejkalojë atë.

Si ta bëjë këtë, si t’i ofrojë fëmijës së tij, familjes ë tij të re një të ardhme ose diçka të ngjashme me atë që shikon?! Është ose të marrë plaçkat, ose t’i hyjë kësaj rruge.

Dhe çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur realisht në mungesën totale të një mundësie për t’i angazhuar njerëzit me një veprimtari prodhuese të ndershme, është mbyllur një sy për dekada të tjera, për 30 vjet, ndaj një veprimtarie siç është kjo e trafikut të drogave e cila, ta pranojmë, tani në Shqipëri ne e shikojmë se ç’bëhet, se si pastrohen paratë me këtë bum të llahtarshëm ndërtimi gjithandej, në bregdet, në mal, në fushë, në jug, veri, qendër. Gjithandej ka shpërthyer ndërtimi dhe ka shpërthyer pa pasur ndonjë kërkesë të justifikueshme. Praktikisht është e pajustifikuar me atë që njerëzit duan. Kjo vjen si rezultat i prurjeve të mëdha financiare që nuk vijnë as nga remitancat, nuk vijnë as nga prodhimi i brendshëm, është një para që ...Çfarë ngelet po t’i skarcosh të gjitha këto?! Merre me mend!/ar.sh/SYRI.NET

LEXO EDHE: Stili i qeverisjes së Ramës - stili i prestigjatorit, model varfërues që thërret paranë e fituar me kokainë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco