Peka: Operacioni ndaj MEK ka dritëhije, SPAK nuk ka kapacitete për të hetuar krimin kibernetik

17:35, 29/06/2023
A+ Aa A-

Për të diskutuar mbi dritëhijet që shoqërojnë aksionin e SPKA në kampin e MEK në Manëz i ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin, Edvin Paruca ishte i ftuar ish-ministri i brendshëm, Avenir Peka.

Peka është shprehur se ky operacion ndaj muxhehedinëve mori konotacion policor dhe politik menjëherë pasi në konferencë për shtyp doli ministri Çuçi dhe jo organet ligjzbatuese të SPAK.

Është e vështirë të thuash se cilat janë motivet ligjore të SPKA normalisht duke parë që është një prokurori speciale jemi të prirur të besojmë se motivet e tyre janë të ligjshme. Ajo që nuk kuptohet është dimensioni politik dhe dimensioni i të drejtëve të njeriut.

Ne kemi pasi para ca ditësh një operacion që shkoi keq kur forcat e mëdha të policisë u futën ne mënyrë të dhunshme dhe si pasojë kishte dhe viktima. Në njoftimin e ngjarjes doli ministri dhe drejtori i policisë së dhe duhet të dilte SPAK pasi ishte një operacion i bërë nga kjo strukturë. Pasi doli ministri kjo i dha një dimension politik dhe policor të ngjarjes. Mungesa e transprencës pa nxjerrë sekrete të hetimit tregon një problem për SPAK sepse lë hapësira për të aluduar. Marrja e rolit parësorë të aksionit nga ministri i brendshëm lë hapësirë për të dyshuar se është një operacion përtej një ndjekje penale por është në rtrafshin e një mekanizmi presioni për aq kohë që format dhe metodat janë të dhunshme dhe shantazhi.

Ministri foli për aktivitet kriminal të muxhahedinëve në kampin e MEK por folën dhe për nj aktivitet politike. Nëse kemi një aktivitet kriminal është SPAK që e heton dhe nëse kemi një aktivitet politik nuk ka përse të futet polica dhe SPAK. Sipas aludimeve është thënë se këta anëtar të MEK kanë kryer sulme kibernetike ndaj personave të tretë që ne  nuk i dimë se kush janë deri tani.

Para një viti ka aspër një skandal të hakerimit të sistemeve kibernetike të Shqipërisë dhe aty është parë që autoritete nuk kanë aftësinë dhe vullnetin për tu mbrojtur nga këto sulme, dhe nuk kemi aftësi për të hetuar nëse kemi nj sulm kibernetik nëse ka ndodhur.

Video e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco