'Drejtësia e re’, çiflig personal i Felajve/ Burimi: Rama kur është i akuzuar, e harron anën morale dhe kapet te ana legale

'Drejtësia e re’, çiflig personal i Felajve/ Burimi: Rama kur është i akuzuar, e harron anën morale dhe kapet te ana legale

11:32, 28/06/2023
A+ Aa A-

Duket, se çdo ditë e më shumë kuadri ligjor, i miratuar nga maxhoranca socialiste, po u shërben tërësisht familjarëve të tyre. Deputetja Ermonela Felaj është shembulli më konkret se si paketa e Reformës në Drejtësi po i shërben njerëzve të saj më të afërt.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po përgatitet të emërojë prokurore në Tiranë, motrën e saj, Eranda Felaj, e cila ushtron funksionet në Durrës. Më herët është emëruar si prokuror pranë Akuzës së kryeqytetit, bashkëshorti i deputetes, Bledar Valikaj, kunata e saj, Alma Felaj dhe bashkëshorti i kësaj të fundit, njëkohësisht vëllai i deputetes, Armand Felaj, që ushtron funksionet e oficerit të Policisë Gjyqësore .

Genc Burimi i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, komentoi këtë skandal, teksa u shpreh se Rama në raste të tilla, ka si tendencë të harrojë anën morale dhe kapet te ana legale.

Është një temë qesharake, është një çiflig që po krijohet dhe ajo që mua më është se ky pushtet i Edi Ramës kur është i akuzuar, e harron anën morale dhe kapet te ana legale. Legalisht jemi në rregull. Dy shembuj: shembulli i Felajve dhe i Xhaçkës, raste të tipit ‘ harrojeni moralin’ punë e madhe fort’ . Dhe me Xhaçkën që po na sjellin vërdallë është historia e  bashkëshortit dhe te Felaj e njëjta gjë, moralisht mund të jetë një gjë e gabuar, por legalisht ju e patë kishin ndryshuar ligjin. Ajo që më imopresionin është se kur bëhet fjala për Berishën , aty ku nga ana legale nuk ke çfarë i thua fare Berishës sepse 'non grada' nuk është nocion legal apo jo, nuk ka ligj në Shqipëri dhe jo vetëm, që e njeh ''non gradën'' as kodi penal , as Kushtetuta, as asgjë. Por moralisht për Ramën kjo paska shumë rëndësi. Dhe kjo domethënë është ofenduese.  Opozita duhet të jetë më e pranishme në media dhe në publik të premtojë që kur të vijë në pushtet gjithë këto zyra të zhbëhen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco