Kurban Bajrami/ Presidenti mesazh për myslimanët: Sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë

Kurban Bajrami/ Presidenti mesazh për myslimanët: Sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë

22:03, 27/06/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festen e Kurban Bajramit. Me anë të një mesazhi urimi, Kreu i Shtetit thekson se “sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë”.

Uroj të gjithë besimtarët myslimanë  në Shqipëri dhe kudo ku janë gëzuar festën e Kurban Bajramit!

Sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë.

Le të jetë kjo ditë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë.

T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë.

Uroj çdo të mirë dhe vetëm mbarësi gjithmonë”, thuhet në mesazhin e presidentit Begaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco