Myslim Murrizi tallet me Bashën dhe Hanin: Sa ngjajnë mor aman sa ngjajnë

Myslim Murrizi tallet me Bashën dhe Hanin: Sa ngjajnë mor aman sa ngjajnë

20:06, 27/06/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti Myslim Murrizi është tallur me kandidatët për kryetarë të PD-së në zgjedhjet e 29 korrikut, Gjergj Hanin dhe Lulzim Bashën.

Murrizi ka publikuar në rrjetet sociale një video nga konferenca me gazetarët të Gjergj Hanit, ku ky i fundit la në gjysmë konferencën për shkak se kishte harruar syzet.

Me sarkazëm, ai ka deklaruar se Hani dhe Basha kanë një ngjashmëri pothuajse 100% me kryeministrin Edi Rama dhe të dy e rrezikojnë shumë fitoren e njëri-tjetrit.

“Sa ngjajnë mor aman sa ngjajnë!

Të gjithë kandidatët për KR janë njëlloj si K… andidatë dhe kanë një ngjashmëri pothuajse 100% me KR që është në detyrë.

Nga sot të gjithë deputetët që mbështesin K… andidatin kryesor si dhe vetë K… anidati kryesor duhet të shqetësohen “seriozisht” për rezultatin më datë 29 korrik sepse ky K… andidat e rrezikon shumë fitoren e K….. andidatit tjetër.

Prandaj përvishni mëngët, lëreni Parlamentin dhe të gjithë bashkë si K… uvendar që jeni dilni në fushatë për K… andidatin tuaj të preferuar, se ndryshe do pësoni disfatë të madhe e në vend të KR që prisni, do ju zgjidhet KR një kokërr K… andidati që nuk do ketë primare tua heq më nga drejtimi juaj këtë KR”, ka shkruar ish-deputeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco