Betohet kryebashkiaku i Mirditës, opozita merr edhe drejtimin e Këshillit Bashkiak

Betohet kryebashkiaku i Mirditës, opozita merr edhe drejtimin e Këshillit Bashkiak

18:03, 27/06/2023
A+ Aa A-

Albert Melyshi është zyrtarisht kryebashiaku i ri i Mirditës, pas betimit të zhvilluar ditën e sotme.

Opozita ka bashkuar votat dhe sot është konstituuar edhe Këshilli i ri Bashkiak, ku kryetar u zgjodh Aleksandër Picaku me 11 vota nga 12 këshilltarë që morën pjesë në votim. Pas betimit si kryetar, Albert Melyshi iu drejtua zyrave të Bashkisë, ku u prit nga paraardhësi i tij Ndrec Dedaj.

Melyshi kërkoi bashkëpunimin e të gjitha palëve pa ngjyrime politike për zhvillimin e Mirditës.

Melyshi më herët gjatë ditës u shpreh në rrjetet sociale se ndjente përgjegjësi për ta bërë Bashkinë, institucion transparent dhe në shërbim të çdo qytetari.

Reagimi i plotë i Albert Melyshit:

Ditën e sotme, e Marte 27 qershor 2023, ora 10:00, në Pallatin e Kulturës Rrëshen, do të jemi së bashku për kostituimin e Këshillit Bashkiak dhe betimin tim për mandatin e Kryetarit të Bashkisë Mirditë!

Betimin mbi Kushtetutë dhe betimin që kam transmetuar në zemrën e Mirditorëve që më kanë besuar, do ti kem shoqëruesit më besnikë në çdo veprim dhe vendim timin në drejtimin e Bashkisë Mirditë.

Ndjej nder dhe privilegj, por në të njëjtën kohë përgjegjësi të plotë për këtë detyrë fisnike, për ta bërë Bashkinë Mirditë institucion transparent dhe në shërbim të çdo qytetari Mirditor që jeton në Mirditë dhe sofër të shtruar për të gjithë Mirditorët që do të kthehen nga jashtë Mirditës dhe nga jashtë Vendit.

Suksese të gjithë Këshilltarëve të votëbesuar, që së bashku, të ndërmarrim nisma e vendime të rëndësishme për mirëqenien dhe zhvillimin e Mirditës!

Faleminderit Mirditë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco