VIDEO/ Beleri s'u lejua të marri mandatin, ambasadorja: Goditje e madhe në shtetin e së drejtës

16:24, 27/06/2023
A+ Aa A-

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi ka qënë e pranishme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës gjatë ditës së sotme.

Mbledhja e konstituimit të Këshillit është shoqëruar me debate mes qytetarëve dhe drejtuesit politik të PS-së Blendi Klosi, i cili dirigjonte vendimet e marra nga shumica socialiste.

Në përfundim të mbledhjes, ambasadorja greke Kamitsi u shpreh se ‘mungesa sot, nga mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Himarë, e Kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike Fredi Beleri, përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë’.

‘Do të ishte regres i madh në përpjekjet reformuese të Shqipërisë në fushën e shtetit të së drejtës, të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrave të tij një kryetar bashkie i zgjedhur në mënyrë demokratike, ndaj të cilit as nuk rëndojne akuza dhe i cili nuk është gjykuar dhe dënuar’, u shpreh Kamitsi.

Gjithashtu ambasadorja ka theksuar se ‘BE është mbi të gjitha komunitet parimesh, parime të cilat do të duhet të zbatojë çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i tij’.

Ambasadorja greke: Mungesa sot, nga mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Himarë, e Kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike Fredi Beleri, përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë.

Do të ishte regres i madh në përpjekjet reformuese të Shqipërisë në fushën e shtetit të së drejtës, të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrave të tij një kryetar bashkie i zgjedhur në mënyrë demokratike, ndaj të cilit as nuk rëndojnë akuza dhe i cili nuk është gjykuar dhe dënuar.

BE është mbi të gjitha komunitet parimesh, parime të cilat do të duhet të zbatojë çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i tij.

Ambasadorja në fund është shprehur se këtë çështje do ta çojmë deri në fund.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco