'Në Kosovën e Veriut të ndalohen me ligj votimet- IRIQI publikon 'Draft Marrëveshjen' e Ramës

'Në Kosovën e Veriut të ndalohen me ligj votimet- IRIQI publikon 'Draft Marrëveshjen' e Ramës

15:34, 27/06/2023
A+ Aa A-

Para ca ditësh Rama paraqiti te presidenti i Francës dhe kryeministri i Gjermanisë një draft marrëveshje për qetësimin e situatës në veri të Kosovës. Iriqi nga burimet e veta në BE siguroi materialin dhe pasi u çudit që ishte shumë i shkurtër, kishte veç 7 pika, në fund qe firmosur nga kryeministri shqiptar, por edhe nga Soros. 

Ja përmbajtja:

1- Në Kosovën e Veriut nuk duhen mbajtur kurrë zgjedhje. Atje, pa votim, kryetarët e bashkive t’i emërojë Beogradi. Zhduket pra mundësia që serbët të bojkotojnë zgjedhjet.

2- Në çdo zyrë të vendoset nga e hëna në të premte portreti i Vuçiçit. Ndërsa të shtunë e të dielë mund të varet portreti i Albin Kurtit.

3- Policia kosovare, nëse do të shkojë në veri, duhet paraprakisht të pajiset me vizë nga komunat me shumicë serbe. Ndryshe të varë dylbi në qafë dhe të survejojnë zonën nga shumë larg.

4- Në bashkitë e veriut mund të punësohen shqiptarë në pozicionet:

                             -Roje,
                             -Sanitar/e,
                             -Dezhurn të shtunë, të dielë.

5- Në zonën me shumicë serbe do përdoret si monedhë zyrtare dinari. Euro ndalohet si mjet këmbimi. 

6- Qeveria e Kosovës lejohet të vëzhgojë nga helikopteri qeveritar rutinën e jetës në këtë zonë. Por jo më shumë se dhjetë minuta fluturim mbi këto mjedise.

7- Flamuri serb do rrijë shpalosur gjithë vitin në mjediset publike. Ndërsa flamuri kosovar mund të valëvitet në ndonjë ballkon ku banojnë shqiptarë,por me leje paraprake nga titullarët e komunave.

Me respekt
Edvin Soros Rama (dv)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco