Berisha: Edi Rama pritet të akuzohet për korruptim dhe të ulet në bangën e të akuzuarve bashkë me McGonigal

14:46, 27/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike  Sali Berisha në një dalje për mediat në oborrin e kuvendit, reagoi për çështjen McGonigal, ndërsa theksoi se gjykimi do të nisë në muajin tetor. Berisha duke iu referuar kësaj çështje tha se McGonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Berisha: Në vend të datës 9 maj është shtyrë për në korrik për 26 korrik. Së dyti, është kërkuar një vendim për bashkimin e çështjeve, dhe ky vendim është miratuar. Global Resolution quhet, ç’ka do të thotë: se vepra penale e Edi Ramës mund të kalojë pa asnjë lloj vështirësie nga ryshfet dhe korruptim të zyrtarit më të lartë të kundërzbulimit në detyrë, mund të kalojë në lidhjen ruse. 

Dhe ky është një lajm, natyrisht, tmerrësisht i zi për Ramën, ndonëse edhe me të pari nuk ka forcë që e shpëton, ndaj edhe vërtitet.

Por në fakt, për ironi, për fatin e tij më të zi mund t’u them se e vetmja gjë globale, shkruhet vendimi global në vendimin e çështjes së tij me të cilën parashikohet që të kalojë nga ryshfeti, tek problemet e tjera të tmerrshme të lidhura me McGonigal.

Së fundmi, gjykimi i çështjes fillon në tetor dhe është caktuar tetoi si një datë në të cilën hapen të dhënat dhe hiqet peta e lakrorit. Edi Rama pra, ulet në krah të McGonigal për të dëshmuar për lidhjet e tij të zeza. Mund t’ju them këtu se McGonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar, thotë dokumenti që kam këtu në iPad. Por nuk është e qartë akoma nëse gjykatësit kanë pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar.

Ajo që ka ndodhur është se gjykatësit po shqyrtojnë kërkesën e McGonigal për gjykim të shkurtuar, dhe kjo është një zhvillim tjetër në këtë proces.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco