Nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, çfarë kërkuan mbështetësit e Belerit

Nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, çfarë kërkuan mbështetësit e Belerit

11:01, 27/06/2023
A+ Aa A-

Është shoqëruar me tensione nisja e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Himarës. Mbështetës të Fredi Belerit kërkuan daljen jashtë të punonjësve aktualë të bashkisë dhe të qëndrojnë brenda vetëm ata.

Mësohet se në Himarë ka mbërritur këtë të martë edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Blendi Klosi. Atje ndodhet edhe ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi dhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Kujtojmë se Belerit nuk iu dha leje që të linte qelinë dhe të bënte betimin si kryebashkiak i Himarës.

Megjithatë ai dërgoi një letër nga burgu ku theksoi se 45 ditët në paraburgim nuk e ndryshojnë besimin e tij të thellë tek demokracia, tek të drejtat dhe institucionet duke shtuar se “ky kalvar nuk do të ketë kryqëzim”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco