Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

‘Burgu i Eskobarit me socialistë’/ Safet Gjici i bashkohet kolegëve në Durrës

‘Burgu i Eskobarit me socialistë’/ Safet Gjici i bashkohet kolegëve në Durrës

10:47, 27/06/2023
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, njësoj si kolegët e tij socialistë, do të qëndrojë në paraburgimin e Durrësit deri në përfundim të hetimeve nga ana e SPAK.

Gjici është dërguar në këtë institucion të sigurisë pasditen e djeshme pasi akuzohet për veprën penale të ‘korrupsionit pasiv’, pas publikimit të videos seksual në zyrën e bashkisë, ku i jepte tenderin e kastrimit të qenëve të rrugës, vajzës protagoniste të skandalit, Alma Kaçit.

Deri tani, në të njëjtin paraburgim po mbahen aktualisht edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-ministri Lefter Koka si dhe ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e ka paralajmëruar në denoncimet e tij, duke theksuar se burgu i Durrësit po bëhet burgu i VIP-ave dhe të kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky që i përcaktonte kushtet.

"Në burgun e Durrësit është bërë gati dhoma tek sektori shëndetësor. Përderisa po hetohen nga SPAK-u, duhet të qëndrojne ose tek 313 ose 302. Ai sektor po bëhet burgu i VIP-ave dhe të kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky që i përcaktonte kushtet....," denonconte Berisha.

Kujtojmë se në fillim të viteve 1990, kreu i kartelit më të rrezikshëm në planet, Pablo Eskobar pranoi të kalonte pesë vjet në burgun e tij privat të luksit, me hapësira të caktuara për xhakuzi, fusha futbolli, pista uljeje helikopteri e madje dhe ushtrinë e tij private.

Sipas marrëveshjes së “dorëzimit”, Eskobar duhet të kalonte pesë vjet në burgun e ndërtuar prej tij, të quajtur ‘Katedralja’.

Për fatin e keq të shqiptarëve, edhe sot Edi Rama përcakton kushtet e arrestimit të ministrave dhe kryebashkiakëve të tij, që prangosen për veprat më të lehta të mundshme për t'u pastruar nga akuzat e rënda të denoncuara publikisht me fakte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco