Saiti: Vuçiç në këmbim të tre policëve kërkoi lirimin e të arrestuarve serb në Kosovë

21:48, 26/06/2023
A+ Aa A-

Sipas analizës së gazetarit Gazmend Saiti rrëmbimi i tre policëve kosovar nga xhandarmëria serbe është një skenar i shkruar nga vetë KFOR-i.

I ftuar në “Çim Peka Live” në Syri Tv, Saiti shprehet se nga ky skenar ka përfituar vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku ky i fundit ka kërkuar lirimin e të gjithë të arrestuarve serb në territorin e Kosovës.

“Nuk u arrestua nga xhandarmëria serbe. Për mua, janë arrestuar nga KFOR-i dhe janë dorëzuar  xhandarmërisë së serbisë. Ky është thjehstë një aludim, sepse forma se si ka rrjedhur ngjarja, arrestimi i tyre u bë me lidhëse plastike. Të tilla lidhëse i përdor KFOL, i kam pasur vetë në duar të tilla nga KFOR-i sepse në 99’-tën ka qënë ora policore në Kosovë dhe në momentin kur ti e kaloje orën 12-të ti arrestoheshe nga KFOR-i dhe të dërgonin deri në mëngjes në dhe më pas të lironin, ose gjatë natës të të fusnin për të punuar për çështje t KFOR-it.

Ato pranga i kam pasë unë dhe e di shumë mirë që i përdor pasivisht KFOR-i dhe në momentin kur policët u dorëzuan ose shkuan në makinat e xhandarmërizë serbe ata përfunduan me pranga metalike. Si ka mundësi që këto pranga plastike ishin në territorin e Kosovës, e ndërkohë kur janë futur tek makina e xhandarmërisë serbe ishin me pranga metalike?! Vetë kryeministri i Kosovës i nxorri fotot teksa ishin me pranga plastike.  

Policia e Serbisë të gjitha planet që i publikoi me të gjitha mediat, madje i publikoi pa filtra, pa logo në mënyrë që ato të shpërndaheshin pasivisht. Duke qënë se po futeshin në makinat e xhandarmërisë  ajo zonë ku ishin dorëzuar më pas policët i përkiste territorit të Serbisë dhe kur ata po futeshin, sigurisht në mënyrë të poshtëruar u dorëzuan atje, duket qartë që nuk kanë kaluar sepse ata e dinë shumë mirë që në qoftë se do të kalonin territorin e Kosovës kishte një mbrojtje të KFOR-it, dhe në këtë rast nuk është prekur territori i Kosovës.

Këtu është prekur territori që mbrohet nga KFOR-i. KFOR-i për këtë arsye nuk bëri asnjë lloj deklarate, që ishte ai që duhet të ishte i pari në reagim, komanda e KFOR-it. KFOR-i nuk pati asnjë lloj reagimi. Normalisht që ata u dorëzuan atje, u zhvillua një gjyq fars në fillim për masë arresti në burg dhe sot në masën tjetër u lanë në hetimtë lirë dhe u liruan, jashtë territorit të vendit të tyre. Kjo e gjitha është një skenar. Skenar i cili i dha pikë Vuçiçit. Si i dha pikë Vuçiçit?! Menjëherë pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë  automatikisht Vuçiçi arriti të komunikojë me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, ku i kërkoi këtij të fundit të lirohen të gjithë të arrestuarit serb në territorin e Kosovës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco