Leka: Nga konflikti në veri të Kosovës përfitoi Serbia, rrëmbim i policëve agresion i pastër

20:12, 26/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV i me moderatoren Armela Ferko ishte eksperti  i sigurisë, Nuredin Ibish Leka për të diskutuar situatën në veriun e Kosovës.

Leka është shprehur se rrëmbimi i policëve nga autoritetet serbe ishte një agresion i pastër ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Rrëmbimi i policëve ishte një agresion në territorin e Kosëvës dhe ishte me vonesë reagimi i ndërkombëtarëve për këtë ngjarje. Takim i Brukselit nuk arriti që të harmonizojë qëndrimet e të dy palëve sepse janë kontradiktorë, nga BE u bë një listë trepikëshe pastaj Kurti e bëri me pesë pika dhe nga pala serbe çdo herë një listë e gjatë e kërkesave që sa herë përfitojnë dhe tentojnë të përçojnë mesazhin e një lufte në horizont.

Lidershipi i Kosovës nuk dëgjoi kërkesa e lidershpit të SHBA dhe BE që zgjedhjet të shkonin në një formë më relaksuese dhe jo dërgimi i kryetarëve në zyrat e komunave. Kjo solli dhe tensionimin e situatës aps iu sulmuan policët e Kosovës, gazetarët dhe forcat e KFOR. Vuçiçi urdhërojë rrëmbimin e tre policëve që të merrte hak për atë që po ndodhte.  Kjo solli dhe një sme ku Vuçiç përfitojë nga tensioni në Kosovë duke sjellë një listë më të madhe të kërkesave.

Nuk ka përafrim të qëndrimeve, BE nuk ka instrument dhe fuqi që të përafrojë dy palët në dialog dhe të ja imponojë zgjidhjen pa ndihmesën e SHBA-së. Më e mira do të ishte që katër kryetarët të dorëhiqen  nga detyra e tyre dhe kjo të hapte rrugën e zhvillimin e zgjedhjeve të reja në komunat me shumicë serbe e të ç’tensionohet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco