Himara/ Beleri ende në burg një ditë para betimit, Gjinaj: Totalisht çështje politike!

17:10, 26/06/2023
A+ Aa A-

Këshilli Bashkiak i Himarës ka marrë vendim që më datë 27 qershor, pra të martën, në orën orën 11:00, do të mblidhet për konstitutimin e Këshillit Bashkiak, zgjedhjen e kryetarit të Këshillit, të Zv.Kryetarit dhe në pikën e dytë dhe më të rëndësishme, për ceremoninë e marrjes së detyrës së Kryetarit të Bashkisë.

Por Kryetari i zgjedhur më 14 maj, Fredi Beleri, gjendet i burgosur prej SPAK-ut dhe nuk pritet që nesër të bëhet deklarimi i vlefshmërisë së mandatit të tij si dhe betimi i Belerit si kryetar i bashkisë së Himarës.

Gazetari Fation Gjinaj i SYRI TV, në një prononcim në studio deklaroi sot se procesi i nisur ndaj Fredit Belerit është tërësisht politik.

“Procesi është tërësisht politik dhe ligji po përdoret për interesa të caktuara politike, - tha Gjinaj. -  Unë mund ta shtroj dhe në formë pyetëse, argumentin, nëse e dimë sa janë shifrat e personave që janë proceduar, arrestuar apo ndjekur penalisht për raste të krimeve zgjedhore?! Di të them se janë më pak se 10, përsa i perkat nivelit të zyrtarëve, ish-zyrtarëve apo personave me ndikim politik në zonat përkatëse. E dini sa prej atyre sot janë të arrestuar?! Asnjë!

U ngrit një grup shumë i fortë, siç u konsiderua përpara zgjedhjeve, me përfaqësues të organit të akuzës, të Policisë, autoriteteve ligjzbatuese, autoriteteve më të larta si KLP, KLGJ, Prokurori e Përgjithshme, SPAK,  GJKKO, që i ka për kompentencë SPAK dhe i gjykon këto çështje e u dërguan pesë-gjashtë persona prapa hekurave, u proceduan ca dhe të gjithë u liruan me masat më të lehta të sigurisë.  

Pse them se është totalisht, çështje politike, duke pasur edhe gurin edhe arrën, për të përdorur ligjin për qëllime të caktuara politike?! - Fredi Beleri bëri një kërkesë e cila kishte të bënte me lejimin e posaçëm që të shkonte në Himarë në Këshillin Bashkiak. Madje mund të shoqërohej edhe me efektivë të Policisë, të merrte miratimin ose miratimin nga Këshilli Bashkiak nëse do ta ushtronte të drejtën sikurse e zgjodhën qytetarët në Himarë për Kryetar bashkie dhe nuk iu lejua.

Mua nuk më vjen keq që kjo ndodhi apo nuk ndodhi, por është për të vënë në diskutim aty ku e nisa këtë koment, që ka të bëjë me përdorimin  e ligjit për çështje politike: është totalisht politike, është e dukshme”, theksoi Fation Gjinaj/ar.sh/SYRI.NET  

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco