Lirimi i 3 policëve, Vjosa Osmani falenderon SHBA: Uroj që efektivët të rikuperohen sa më parë

Lirimi i 3 policëve, Vjosa Osmani falenderon SHBA: Uroj që efektivët të rikuperohen sa më parë

12:58, 26/06/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka falenderuar ShBA-të për lirimin e tre policëve kosovarë që ishin rrëmbyer nga Serbia. Ajo falenderimin e bëri në konferencën për media me Guvernatoren e Iowas, Kim Reynolds.

“Më lejoni të shpreh falenderimet për gjithë punën që ka bërë ShBA-ja për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët po mbaheshin të kidnapuar.

Uroj që policët të përballojnë këtë situatë të rëndë dhe të rikuperohen nga kjo ngjarje tragjike për të gjithë popullin e Kosovës.

Fuqizimin ndërkombëtar të Republikës e shohim vetëm me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco