Përplasjet Wagner-Putin/ Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Rusi: Kontaktoni ambasadën

Përplasjet Wagner-Putin/ Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Rusi: Kontaktoni ambasadën

19:29, 24/06/2023
A+ Aa A-

Pas situatës së krijuar mes përplasjeve të grupit Wagner me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dalë sot me një thirrje për qytetarët shqiptarë.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, theksohet se ministrija e Jashtme po ndjek në vijimesi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme.

‘Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë që aktualisht gjenden në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë:

 +7 495 982-38 52 05 (3);

 + 7 929 968 05 38;

embassy.moscow@mfa.gov.al

Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën:

📧: dk@mfa.gov.al’, thuhet në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco