Arrestohet edhe Alma Kaçi, gruaja e videos me Safet Gjicin

Arrestohet edhe Alma Kaçi, gruaja e videos me Safet Gjicin

19:08, 24/06/2023
A+ Aa A-

Janë arrestuar të dy protagonistët e aferës seksuale në bashkinë e Kukësit, ish-kryetari Safet Gjici dhe gruaja që shfaqet më të në video, Alma Kaçi.

Gazetari i SYRI TV, Fation Gjini, deklaroi se është konfirmuar nga Policia dhe SPAK, arrestimi i Safet Gjicit, por po ashtu, edhe arrestimi i Alma Kaçit, e cila është lënë në arrest shtëpie. Ndalimi i Kaçit është bërë në qytetin e Shkodrës, ndërsa Gjici në ambientet e një lokali pranë shtëpisë së tij.

Të dy janë arrestuar për abuzim me paranë publike, Gjici për korrupsion pasiv, kurse Kaçi për korrupsion aktiv, pasi në video-skandalin seksual janë filmuar duke negociuar për një tender sterilizimi të qenve të rrugës.

"Dua të theksoj - tha Gjinaj, - se në videoskandalin e të dyve u ngritën, sipas edhe burimeve jozyrtare, se në të mund të kishte dhe vepra të tjera penale për të cilat Gjici mund të akuzohej, duke qënë se e ka kryer veprimin e dokumentuar në zyrën e shtetit dhe ligji parashikon që të ketë procedim përkatës edhe për këtë çështje, por deri tani konfirmohet vetëm akuza e korrupsionit pasiv për Gjicin, që ka një masë dënimi nga 2 deri në 8 vite burg.

Ndërkohë për Alma Kaçin u shqiptua akuza e korrupsionit aktiv, e cila konvenon me atë çfarë u dëgjua në materialet që ndodhet në dosjet e SPAK, një bisedë dhe një urdhër i Gjicit për vartësit e tij për një tender që i përket sterilizimit dhe akomodimit të qenve që e merrte përsipër shtetasja Alma Kaçi, në Kukës, me fondet e kësaj bashkie, që dyshohet se i është dhënë aprovim nga kryebashkiaku."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco