FOTO/ Arrestohet Safet Gjici, ish-kryetari i bashkisë së Kukësit

FOTO/ Arrestohet Safet Gjici, ish-kryetari i bashkisë së Kukësit

18:37, 24/06/2023
A+ Aa A-

Arrestohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit, i cili u largua nga detyra para pak ditësh, pas një afere seksuale dhe korrupsioni të fshehur pas saj.

Arrestimi është urdhëruar nga SPAK me akuzën e "Korrupsionit pasiv", neni 260. Policia e ka arrestuar në ambientet e një lokali pranë banesës së tij në zonën e vilave gjermane në Tiranë.

Image

Momente nga arrestimi

Neni 260: "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë"

(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013)

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

Gjici u shkarkua nga Qeveria më 16 qershor, pas publikimit të një video-skandali erotik.

Një video skandaloze u publikua në rrjete sociale dhe media, ku kryebashkiaku Safet Gjici  kryente akte seksuale në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit.

Videoja mbante datën 6 qershor 2023 dhe është regjistruar vetëm pak ditë pasi Safet Gjici ka marrë mandatin e dytë.

Krahasuar edhe me daljet publike të mëparshme të kryebashkiakt Gjici, konfirmohet se videoja është regjistruar në zyrën e tij dhe në orar zyrtar pune, duke përdhosur në këtë mënyrë institucionet shtetërore.

Menjëherë pas publikimit të videos në rrjete erdhi edhe reagimi i SPAK, që nisi hetimet për rastin, duke vënë në akuzë kryebashkiakun Gjici.

Burime jozyrtare nga SPAK konfirmuan nisjen e veprimeve hetimore lidhur me një videoregjistrim ku kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici shiheh duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco