Burimi: Putin i humbur! Prigozhin i ‘nguli thikën’ marrëveshjes mafioze

17:45, 24/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Jonida Ndoci, gazetari-analisti Genc Burimi foli për rebelimin e grupit Wagner ndaj Moskës dhe çfarë po ndodh në Rusi?

Burimi u shpreh se kjo nuk është një lojë mes Putin dhe Prigozhin, duke renditur arsyet se përse shefi i Kremlinit del i humbur edhe po të jetë lojë.

Sipas gazetarit, mesa duket ka pasur një marrëveshje mafioze mes Putin dhe Pegozhin, ku ky i fundit nga frika e eleminimit, i ‘nguli thikën’ shefit të Kremlinit.

Burimi: Kjo nuk është lojë. Putini del i humbur edhe po të jetë lojë. Ky shefi i madh si Putini që do të bënte zap Ukrainën pastaj Europën, nuk arrin të bëj dot zap vendin e tij. Nga ana morale dua të jap një imazh që s’ka lidhje fare, më ngjan me rikthimin e Bonapartit pasi u borgos nga anglezët në ishullin e Elbës në Toskanë dhe që andej u arratis, mbërriti në Tulon dhe Bonaparti bëri një ngjitje nga Tuloni drejt Parisit si sot pak a shumë si distanca Rostov-Bidon drejt Moskës. Nuk dua të krahasoj Prigozhin me Bonapartin po gjatë rrugës kishte ushtarë të monarkisë franceze që kishin urdhër të ndalonin Bonapartin dhe ata që i ndiqte dhe ushtarët nuk bënin asgjë e linin të kalonte. Është e njëjta gjë që po ndodh sot, Wagner që shkon drejt Moskës dhe ushtarët rusë nuk e ndalojnë. Kjo ja ul imazhin Putinit dhe s’mund të mendohet që është një lojë. Dhe e dyta Putini del i humbur nga ana ushtarake sepse në këtë moment mund të rifillojë kundërofensiva ukrainase në drejtim të Rusisë dhe rusët do të jenë të detyruar sot që të transferojnë trupat drejt Rusisë për ti bërë ball Wagner.

Hipoteza që mund të jetë një lojë Putin- Wagner, është krejtësisht e pamundur. Pati një pakt dhe ky pakt u thye dhe prandaj Putin u shpreh sot në mëngjes që është një ‘thikë në kurriz’, pra një shpehje mafioze, pra një thikë që Wagner i fut në kurriz Putinit. Pse? Sepse pakti është i tillë që Putini e falenderoi Prigozhin dhe i tha ta lëshosh në Afrikë dhe në fund të qershorit Wagner duhet të mblidhte bagazhet dhe të shkonte në Afrikë. Dhe këtë ‘pakt’ theu Prigozhini sepse nuk pranoi pasi e mori dhe si hile se mendoi se mund ta eleminonin gjatë rrugës, pra Prigozhini u hodh në kundrasulm dhe theu këtë pakt që e dononcon sot Putin kur thotë që ishte thikë në kurrizin rusë por ishte një thikë në marrëveshjen e tyre mafioze Putin- Prigozhin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco