Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

Burimi: MEK nuk është opozita e Iranit, janë sekt që bëjnë gjithçka për atë që besojnë

23:08, 22/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim peka Live në SYRI TV ishte analisti dhe gazetari, Genc Burimi.

Burimi është shprehur se regjimi i Theranit është terrorist por edhe anëtarët e MEK nuk janë opozita e vërtetë atje por një nga grupet e rezistencës që luftojnë për të rrezuar sistemimin iranian

"Regjimi i Teheranit është një regjim terrorist, opozita e MEK nuk është opozita por njëra nga grupet e opozitës. MEK nuk duhet të ishte në Shqipëri por do të duhej që të ishin konsultuar vendimet me popullin dhe se vendimet që marrin këto e paguajmë ne më vonë.

SHBA është futur në negociata me Iranin dhe se SHBA nuk do të kishte ndryshuar metodë ne do të vazhdonim ti mbanim prej një kohë shumë të gjatë.

Drejtuesi i MEK është në Francë dhe se qëndron në një fshat ku është strehuar Van Gogu, luftëtarët e sektit që janë të gatshëm që të japi jetën për të rrëzuar regjimin Iranian ndodhen në Shqipëri sepse amerikanët nuk kishin ku ti çonin."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco