Habit Agalliu i Bashës: Kush 'kapet' pas statutit, nuk ka vullnet...

Habit Agalliu i Bashës: Kush 'kapet' pas statutit, nuk ka vullnet...

12:27, 22/06/2023
A+ Aa A-

Vazhdon ping-pongu i deklaratave mes grupimeve në kampin e "vulës". Pas Çollakut dje dhe Alibeajt sot, një tjetër deputet i "vulës" ka habitur me deklatatën e tij.

I vënë përpara faktit se është shkelur statuti, Agalliu është shprehur se rëndësi ka vullneti për t'i bërë gjërat, jo statuti që përcakton rregullat e funksionimit të një organizate.

Agalliu ka shkuar edhe më tej duke thënë se "kush kapet pas statutit, nuk ka vullnetin për të zgjidhur gjërat..."

Prej ditësh, 17 deputetë me në krye Gazment Bardhin po denoncojnë faktin se Basha dhe mbështetësit e tij po shkelin çdo nen të statuti duke marrë vendime dhe veprime të paligjshme, por Basha dhe 7 deputetët që ende i kanë mbetur, nuk ndryshojnë qëndrim, madje zhvlerësojnë rregullat statutore, siç është rasti i Agalliut.

Nëse ka vullnet për të mbyllur një proces patjetër që mbyllet. Kapja në element të caktuar të statutit apo rregullores është gjithmonë në funksion të diçkaje. Nëse ka vullnet unë besoj se pastaj vijnë statuti dhe rregullorja. A kemi apo jo vullnet për ta bërë diçka’, u shpreh Agalliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco