Alibeaj si Jemini: Këshilli Kombëtar kishte kuorum, 174 është gjysma plus 1 e 453...

Alibeaj si Jemini: Këshilli Kombëtar kishte kuorum, 174 është gjysma plus 1 e 453...

11:30, 22/06/2023
A+ Aa A-

Pasi pranon se ka përjashtuar 124 anëtarë ose 30% të Këshillit Kombëtar dhe 155 të tjerë kanë refuzuar të marrin pjesë, Enkelejd Alibeaj e thotë me plot gojën se mbledhja ishte e vlefshme me 30%- shin e mbetur, pra me 174 anëtarë...

Pak minuta para tij, deputeti Nallbati e akuzoi se përjashtimi i 124 antarëve të Këshillit Kombëtar është akt arbitrar dhe antistatutor. Nallbati sqaroi se përjashtimi i anëtarit të KK-së bëhet me votë nga vetë anëtarët e Këshillit, pas miratimit të një raporti të paraqitur nga Sekretari i Përgjithshëm, gjë që nuk ka ndodhur.

"Alibashat" në traditën e tyre më qesharake, kanë vendosur thjesht të mos thërrasin në mbledhje anëtarët e KK, të cilët mendojnë ndryshe, pa asnjë procedurë.

Akuzat të ngjashme hodhi dje edhe Jonila Godole, e cila e konsideroi procesin si të nxituar dhe përjashtues.

Alibeaj: Duhet të besoni dokumentet dhe faktet. Në punimet e Këshillit, një pjesë e anëtarëve kanë zgjedhur të jenë në strofull tjetër të majtë te LSI në zgjedhje, ndërsa ata që i qëndruan dhe nuk u tunduan, janë 329. Rregullat e përcaktuara, kuorumi është gjysma plus një, i cili ishte, kaq ishte. Deputetët janë shpirtra të lirë, sa kohë jemi zgjedhur nga zgjedhjet e 2021.

Por ajo që nuk thotë Alibeaj është fakti se Këshilli Kombëtar është me 453 anëtarë dhe jo me 329 siç pretendon.

Numri 329 është një numër i nxjerrë nga Alibeaj me shokë, të cilët pa asnjë vendim të bazuar në statut kanë përjashtuar demokratët e zgjedhur me votë, vetëm e vetëm për të zgjedhur Lulzim Bashën në krye të partisë së vulës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco