Legalizimi i kanabisit/ Gazetari Neziri: Kjo nismë dështoi në Maqedoninë e Veriut

Legalizimi i kanabisit/ Gazetari Neziri: Kjo nismë dështoi në Maqedoninë e Veriut

22:54, 21/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari Xhelal Neziri i ftuar në një intervistë në A2, tregoi se si dështoi nisma e legalizimit të kanabis në Maqedoninë  e Veriut. Sipas Nezirit dështimi erdhi pasi nuk ishin bërë të qarta llogaritë nga investitorët.

"Pritjet ishin të mëdha dhe nga momenti i legalizimit dhe investimet ishin po aq të mëdha dhe shpresa se ekonomia dhe vendi do fitojnë një industri të fuqishme. Mirëpo gjithçka dështoi sepse nuk ishin bërë llogaritë si duhet, me ligjin e parë të sjellë nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut parashihej të kultivoheshin vetëm prodhime të kanabisit që të eskportoheshin ne Europë, ndërkohë që pak më vonë u pa që ato prodhime dhe sidomos vaji i kanabisit nuk ishte i kërkuar nga tregu europian. Nuk e di si janë bërë analizat nga investitoret dhe se kush i ka joshur që të invesotjnë në ato repartee prodhimi, mirëpo pas një kohe ato e panë që nuk kish fitim por humbje dhe kështu humbën. Madje në fillim të vitit Maqedonia e Veriut ka marrë rreth 10 licensa nga kompani të cilat kanë pasur të njëjtat prodhime" u shpreh Neziri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco