Përballje

Përballje "titanësh"/ Mes përjashtimeve dhe kontestimeve, Basha miraton "sfidantin"

20:57, 21/06/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha për herë të parë në jetën e tij është i vendosur të çojë një betejë deri në fund.

Dhe i vetëm trim në luftë. I braktisur nga e gjithë anëtarësia e Partisë Demokratike. I braktisur e bojkotuar edhe nga deputetët që e mbështësnin deri pak ditë më parë.

I braktisur dhe bojkotuar nga anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të cilët i emëroi vetë pas përjashtimit të të gjithë atyre që mendonin ndryshe ose që shkuan kah anëtarësia e partisë, nga Rithemelimi ku edhe është faktuar plotësisht se është PD-ja e vërtetë.

Mes braktisjes, kontestimeve dhe përjashtimeve intensive që vazhdojnë, Lulzim Basha vazhdon kështu praktikën e përçarjes dhe zvogëlimit të demokratëve.

Pra, Basha vijon të çojë PËRPARA misionin e ngarkuar nga Edi Rama, mbajtjen peng të simboleve të PD.

I braktisur nga 39 prej 46 deputetëve mes të cilëve Gazment Bardhi, njeriu i tij më besnik, si dhe 298 anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Basha sot ka përzgjedhur edhe "sfidantin" e tij në atë që e quan "garë për kryetar".

Një anonim i quajtur Gjergj Hani.

Dita e sotme ka qenë shumë intensive në goditjet mes grupeve brenda "vulës", ku Kreshnik Çollaku e cilësoi Gazment Bardhin si Kaligula, e menjëherë më pas erdhi përgjigja nga Jonila Godole.

Godole u shpreh në një intervistë për Neës 24 se PD humbi një shans për të shëruar krizën dhe se praktikat antistatutore të Bashës vetëm se po e zvogëlojnë PD me përjashtime të njerëzve që mendojnë ndryshe.

Godole i bëri thirrje antarësisë të reagojë për të shmangur copëtimin e mëtejshëm, duke deklaruar se një gjë është e sigurtë: Basha nuk e çon PD dhe opozitën në fitore.

Kujtojmë se Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja e shumë e shumë deputetë të tjerë e kanë braktisur dhe nuk janë bërë pjesë e farsës së tij të 29 korrikut.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco