‘Kosova ka bërë lëshime’, Zaimi: Serbia nuk e pranon marrëveshjen

20:19, 21/06/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së Vetvendosjes Arbër Zaimi thotë se në situatën e fundit të krijuar mes Serbisë dhe Kosovës kjo e fundit ka bërë kompromise dhe lëshime edhe pse Serbia nuk është ende e gatshme t’i pranojë, pavarësisht se gojarisht e aludoi.

Në një lidhje me Skype për edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri TV, Zaimi shpehet se për Serbinë asosacioni i komunave me shumicë serbe është një vazhdë hapi për të destabilizuar Kosovën.

Së fundmi Kosova, duke bërë lëshime dhe kompromise jo të vogla, arriti pajtimin dhe shfaqi vullnetin për të pranuar marrëveshjen në Bruksel  dhe aneksin në Ohër. Mirëpo nga Serbia, edhe pse u tha që ka një dakordim  gojor për këtë gjë, nga vetë presidenti Vuçiç dhe të tjerë aktor kryesor kemi pasur përsëritjen e mesazhit se kjo marrëveshje  nuk ekziston, nuk është pranuar nga Serbia dhe nuk do të zbatohet, ose do të zbatohet pjesërisht. Ky është thelbi i problemit, Kosova lëshon pe, Kosova pranon, serbia refuzon, Serbia nuk hedh asnjë hap. Në momentin që nuk adresohet ky problem atëherë unë nuk e shoh sesi zgjidhet çështja.

Opinioni politik, udhëheqës në Serbi e konsideron asosacionin e komunave me shumicë serbe thjeshtë si një hap të radhës drejt krijimit të një entiteti etnik territorial për të destabilizuar vazhdimisht Kosovën. Kjo është e shkruar e zezë mbi të bardhë, pra është një dokument. Kosova lëshoi pe, e nënshkroi marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit aq sa është e mundur, nuk mund të lëshojë më  tepër pe Kosova. Nuk mund ti thuash ‘vazhdo më tej dhe zbato vetëm një pjesë të marrëveshjes por jo pjesën tjetër.’ Jo, Kosova kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjes.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco