Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

VIDEO/ Betimi i Veliaj në tarracë, Ervin Goci: I ktheu shpinën qytetit që ditën e parë

18:21, 21/06/2023
A+ Aa A-

Betimi i Erion Veliajt në tarracën e bashkisë dhe jo në sallën e Këshillit Bashkiak, është diskutuar gjatë emisionit ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV.

Duke folur për këtë temë, aktivisti Ervin Gocaj u shpreh se ky është një veprim shumë i rëndë.

Sipas tij, me këtë veprim, Erion Veliaj i ktheu shpinën qytetit.

‘Simbolika e betimit të Veliajt në tarracë është e rëndë, sepse praktikisht i ka kthyer shpinën qytetit, sepse të gjithë ata të zgjedhurit janë me mijëra votues që i kanë votuar. Këshilltari është formacioni që ka kontaktin më të afërt me qytetarin dhe realisht i di hallet e përditshme të qytetarit.

Mua më intereson shumë se ai i kthen shpinën qytetit, dhe bën një shkelje ligjore dhe e bën para të gjithëve pa asnjë problem. Fton edhe disa autoritete fetare atje, që nuk e kuptoj se çfarë duan ata atje, sepse ajo nuk është një ceremoni simbolike, por një ceremoni ligjore. T

rupi që është më i rëndësishëm që e konstituon kryetarin dhe institucionin e bashkisë është Këshillit, aty merren vendimet, miratohet dhe buxheti. Ku shkon ti dhe del në tarracë atje dhe luan tenis me raketa etj’, tha Ervin Gocaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco