Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

VIDEO/ Kreshnik Çollaku sulmon Gazment Bardhin për llogari të Bashës, e krahason me Kaligulën

16:13, 21/06/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha vijon të sulmojë çdo njeri që mendon ndryshe interesave të tij personale. Këtë gjë e ka bërë në mënyrë të përsëritur edhe ndaj Gazment Bardhit, të cilin e ka sulmuar, sot, nëpërmjet Çollakut për shkak të qëndrimeve të fundit që Bardhi ka mbajtur.

I njohur si mbështetës i flaktë i Bashës, Çollaku ka folur në një intervistë për Neës24 për situatën në PD-në e vulës.

Çollaku ka akuzuar Bardhin si njeriun me më shumë pushtet sot në PD. “ Bardhi është Nënkryetari i Partisë, Sekretari i Përgjithshëm, Kryetar i Grupit Parlamentar, nuk mund të sillemi si Kaligula pasi i marrim të gjitha fusim edhe kalin e  bëjmë senator. Reagimet e Bardhit janë një gjendje e tepruar emocionale.  Unë besoj se Gazi do të reflektojë. Ne duhet të kemi kryetar.”,- është shprehur Çollaku.

Pasi pati deklaruar publikisht para disa ditësh se organet e partise nuk bëjnë dot kuorum, Çollaku ka anashkaluar mungesën e kuorumit në mbledhjen e fundit të KK.

Pathosi për të mbrojtur Bashën i humb logjikën  Çollakut gjithmonë. Dhe këtë ai e bën teksa analizon zgjedhjet e 14 majit, ku PD-ja e vulës jo vetëm nuk gjeti kandidatë për 61 bashkitë e vendit, por kandidatët e saj dolën të katërtit edhe në ato bashki ku ishin, ndërkohë që kandidatët e dalë nga Primaret, të mbështetur nga Sali Berisha morë mbi 500-mijë vota. Këtë gjë Çollaku nuk e ka vënë re. Bën sikur nuk e ka vënë re dhe pohon se 40-mijë vota është diferenca mes grupimeve.

Gjatë intervistës Çollaku ka ironuzuar debatet dhe sulmet e fundit në të ashtuquajturën Kryesi e PD. Sulmet ndaj Gazment Bardhit dhe cilitdo që kërkonte respektimin e rregullave Çollaku i ka quajtur me një term pezhorativ “yçkla për statut e rregulla. Neve na duhet krytari”- është shprehur ai.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco