SYRI TV/ Koçi kundërshton dëgjesën me Artan Fugën, akademiku: Skandal, Petro do të shuajë të drejtat qytetare

16:02, 21/06/2023
A+ Aa A-

Komisioni për edukimin dhe mjetet e informimit publik, u përfshi nga debate mes mazhorancës dhe opozitës, pas refuzimit të socialistëve për të ftuar në dëgjesë akademikun Artan Fuga, lidhur me projektligjin për Akademinë e Shkencave.  Akademiku Fuga e cilësoi  reagimin e  deputeti socialist Petro Koçi, që kundërshtoi  dëgjesën me të, si përpjekje skandaloze për të shuar të drejtat qytetare. 

SYRI TV

Megjithëse Projektligji per akademinë e shkencave, ende nuk ka mbrritur ne komisionin e medias,drafti që zgjat mandatin e kryetarit Skënder Gjinushi, ka sjell debate mes mazhorancës dhe opozitës, në mbledhjen e komisionit për edukimin dhe mjetet e informimit publik.  Opozita kërkoi që pjesë e  dëgjesës për ndryshimet në ligjin e akadmisë së shkencave të jenë edhe akademik,  duke iu referuar profesor Artan Fugës.

Por mazhoranca refuzoi  dëgjesën e akademikun Artan Fuga. Deputeti nismëtar I ligjit, petro Koçi kundërshtoi  ardhjen e Fugës në komision.

Përmes një  reagimi  për media,  akademiku Artan Fuga e cilesoi si skandal reagimin e deputeti socialist dhe privim nga e drejta qytetare. 

Sot ndodhi një skandal ne mbledhjen e komisionit për median dhe edukimin. Deputeti Petro Koci, duke shkelur rregulloren e Kuvendit, e cila ka force ligjore, te drejtat e mia qytetare, kërkoi me ngulm që unë, Artan Fuga, akademik, te mos jem pjesëmarrës ne dëgjese dhe mos dëgjohem në fjalën time ne komision, kur ai te paraqesë projektligjin e tij për ndryshime ne ligjin e Akademisë se Shkencave qe ndryshon zgjedhjen e kryetarit te saj. Kaq shqetësim ka nga fjala e lire e një akademiku, deputeti Petro Koci? Kaq lehte mund te shkeli te drejtat qytetare të një individi qe ne te drejte te tij interesohet për shkencën, arsimin, kulturën në vend?

Në mbledhjen e kësaj të mërkure,  deputeja ina zhupa ngiri edhe shqetësimin për emrimin antiligjor e politik të drejtorit te ri te Rtsh, Alfred Peza.

Zhupa deklaroi se komisioni duhet ti kërkojë këshillit të radioteleivizonit public shqiptar një procesverbal të mbledhjes, ku Alfred Peza u zgjodh në krye të rtsh.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco