Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

SYRI TV/ Albin Kurti videomesazh në gjuhën serbe: Le të ecim drejt një të ardhme më të mirë

15:56, 21/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar serbisht komunitetit serb në veri të vendit, ku ka bërë thirrje për bashkëpunim. Nëpërmjet një videomesazhi, Kurti ka theksuar se dueht të punojnë së bashku për vendin e përbashkët duke ndërtuar ura të forta. Nga ana tjetër ai u shpreh se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic është penduar që ka pranuar marrëveshjen e Ohrit.

SYRI TV

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti I është drejtuar komunitetit serb në Kosovë, përmes një videomesazhi në gjuhën serbe.

Kurti ka bërë thirrje për të ecur se bashku drejt një të ardhmeje më të mire.

‘E kam theksuar vazhdimisht se ky vend është i përbashkët i yni – ai që na përqafon dhe na mbron, dhe për të mirën jemi të detyruar të luftojmë. Le të ecim drejt një të ardhmeje më të mirë së bashku, duke ndërtuar ura të forta, për atë që duam për veten dhe familjet tona. Shtëpia është aty ku është shtëpia dhe vendi ynë është shtëpia e të gjithëve ne.’

Gjithashtu Kurti është ndalur tek marrëveshja, teksa ka thënë se  presidenti i Serbisë është penduar që i ka thënë Po marrëveshjes, që do të thotë njohje de facto e Republikës së Kosovës.

‘’Nga ana tjetër, ne kemi nevojë për takime në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë nga Brukseli, pjesë përbërëse e së cilës është Aneksi i Ohrit. E kam të qartë tani që presidenti i Serbisë i ka thënë PO marrëveshjes për të mos e nënshkruar dhe tani ankohet dhe pendohet duke thënë PO, për pranimin e asaj marrëveshjeje, që do të thotë njohje de facto e Republikës së Kosovës’.

Prej disa ditësh janë rindezur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar. Te dy vendet kanë refuzuar deri tani ftesën e shefit të diplomacisë së BE, Josep Borrel për kthimin në dialog.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco