SYRI TV/ Pastrimi i parave, Spaho-PS: Nuk doni ta luftoni, Shqipëria në listën gri

14:49, 21/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Edmond  Spaho akuzoi mazhorancën socialiste se nuk do që të luftojë fenomenin e pastrimit të parave në vend. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Spaho denoncoi faktin se bankat janë të përfshira në pastrimin e parave, ndërsa shtoi se kjo gjë ndodh edhe në sektorin e ndërtimit. 

SYRI TV

Deputeti I Partisë Demokratike Edmond Spaho ka denoncuar faktin se në Shqipëri, bankat janë të përfshira në pastrimin e parave. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë,  ku nuk munguan replikat mes përfaqësuesëve të mazhorancës dhe opozitës për projektligjin  parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit, deputeti Spaho akuzoi mazhorancën socialiste se nuk do që të luftojë fenomenin e pastrimit të parave në Shqipëri.

Deputeti Edmond Spaho duke iu referuar raporteve, u shpreh se edhe  në sektorin e ndërtimit në Shqipëri pastrohen paratë e krimit.

Vitin e shkuar, FMN I bëri apel Shqipërisë që të dalë nga lista gri e pastrimit të parave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco