Fox News: Administrata e Biden në pozita të vështira pas bastisjes së kampit të muxhahedinëve

Fox News: Administrata e Biden në pozita të vështira pas bastisjes së kampit të muxhahedinëve

20:12, 20/06/2023
A+ Aa A-

Rrjeti i njohur televiziv amerikan, Fox News, raporton se bastisja e kampit të muxhahedinëve në Shqipëri, e ka vendosur administratën e presidentit amerikan, Joe Biden në një pozicion të vështirë.

“Departamenti i Shtetit është gjendur në një pozitë të rrezikshme pasi dhjetëra disidentë iranianë, që kërkonin strehë të sigurt në Shqipëri, u plagosën të martën dhe një person dyshohet se u vra gjatë një bastisje të kampit nga policia e shtetit pasi banorët u akuzuan për komplot sulmesh kibernetike kundër qeverisë shqiptare.

Dyshohet se 1 mijë policë shqiptarë nga njësia e Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbarkuan në kampet Ashraf-3 dhe Ashraf-4, të vendosura në Manëz të Shqipërisë, e cila është shtëpia e të paktën 3 mijë opozitarëve iranianë nga Mujahedeen-e-Khalq (MEK)- një grup i rezistencës iraniane që mbështet krijimin e një qeverie të re në Teheran,” raporton Fox News.

Sipas rrjetit amerikan, situata u përshkallëzua pasi banorët e kampit refuzuan të dorëzojnë kompjuterët dhe pajisjet personale te autoritetet. Policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj piperi ndaj banorëve.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit tha për Fox News se të paktën 100 persona u plagosën dhe njëri prej tyre, 66-vjeçari Ali Mostashari, humbi jetën.

“Ai i shpëtoi vdekjes disa herë kur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dhe forcat e sigurisë së regjimit klerik u përpoqën që ta kapin në vitet ’80. Duke e vrarë atë, policia shqiptare bëri atë që regjimi nuk mundi dot ta realizonte,” tha një zëdhënës i grupit për Fox News.

Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar për Fox News.

“SHBA është në një pozicion të vështirë kur bëhet fjalë për bastisjet agresive të së martës, pasi i ka mbështetur disidentët iranianë jashtë vendit të paktën që nga viti 2009, kur udhëhoqi përpjekjet për të larguar opozitarët nga Iraku, pasi qeveria irakiane u bë armiqësore ndaj MEK-ut. Rreth 2700 anëtarë të MEK u transferuan në Shqipëri me kërkesë të SHBA duke nisur nga viti 2014”, thekson rrjeti amerikan.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco