Deklarata e Escobar/ Ironia e Kurtit: Ndoshta Edi Rama ka kërcënuar Beogradin

Deklarata e Escobar/ Ironia e Kurtit: Ndoshta Edi Rama ka kërcënuar Beogradin

19:07, 20/06/2023
A+ Aa A-

Gabriel Escobar, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, u paraqitën në “Këshillin Atlantik”, një institut i njohur amerikan për marrëdhënie ndërkombëtare. Në këtë intervistë, relativisht të shkurtër, Escobar dërgoi disa mesazh.

Escobar vlerësoi se tensionet në veri janë aq të mëdha sa kanë potencialin për t’u shndërruar në “konflikt rajonal”. Për shkak të këtij potenciali për zgjerim të tensioneve në veri në përplasje rajonale, Escobar deklaroi se ShBA-ja e përkrah BE-në.

“Jam shumë i shqetësuar, kjo (situatë) ka potencialin për t’u shndërruar në konflikt rajonal. Prandaj ne jemi shumë, shumë mbështetës në iniciativën evropiane, duhet të jetë nismë evropiane. Këto shtete janë në Evropë, aspiratat e tyre më të mëdha janë të bëhen pjesë e Evropës dhe përderisa ata normalizojnë raportet e tyre, ata po ashtu harmonizojnë sistemet e tyre me Evropën”, deklaroi ai.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti komentoi në një konferencë për mediat deklaratën e Gabriel Escobar, se tensionet në veri rrezikojnë të shndërrohen në konflikt rajonal.

Kurti tha se duhet pyetur Escobar se përveç Kosovës e Serbisë, për cilat shtete të tjera e ka pasur fjalën kur ka përmendur konfliktin rajonal. Më një dozë të lehtë humori, Kurti tha se për Malin e Zi e Maqedoninë e Veritu nuk ia merr mendja, kurse për Shqipërinë tha “ndoshta”.

“Në veri është KFOR-i dhe Policia, dhe kemi struktura ilegale të Serbisë. Është një konflikt i një republike demokratike me policinë me profesionale dhe të orientuar nga perëndimi, dhe anën tjetër struktura kriminale të një shteti autokratik. Është një konflikt mes këtyre dyjave, dhe besoj se në mes të këtyre të dyjave nuk do të duhej të kishte zyrtar, diplomat, politikan të perëndimit demokratik që ka dilema se cila është ana e drejtë. Konflikt rajonal, siç paska thënë Escobar, po iu besoj juve se unë nuk e kam parë, i bie që nuk janë veç dy shtete, ka më shumë se dy shtete. Mbase ndodheni në konferencën e gabuar për media, është dashur të jeni në konferencën tjetër për media, është dashur ta pyesni atë.Cilat shtetet tjera përveç Kosovës dhe Serbisë besoni që do të përfshihen, meqë thoni se konflikti do të jetë rajonal. Unë nuk e di. Mali i Zi s’ma merr mendja, Maqedonia s’besoj, kryeministri Edi Rama ka kërcënuar Beogradin, ndoshta, por ju atje duhet t’i pyesni, sepse unë i di shumë gjëra, por jo aq shumë. Pra do të duhej që emisarin Escobar ta pyesni kur ka thënë konflikt rajonal, se cilat shtete i ka menduar përveç Kosovës e Serbisë”, tha Kurti në konferencë për media.

Ai shtoi se nuk ka informacione që sundimi i ligjit mund të sjell konflikt rajonal. “Nuk kam informacion që sundimi i ligjit në veri do të na sjell konflikt rajonal”, ka përfunduar Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco