Tedi Blushi falënderon votuesit: Mirënjohës për çdo qytetar që më votoi më 14 maj

Tedi Blushi falënderon votuesit: Mirënjohës për çdo qytetar që më votoi më 14 maj

17:02, 20/06/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar votuesit për mandatin në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Blushi është shprehur se do i shërbejë qytetarëve me dinjitet deri në momentet e fundit të mandatit.

Postim i plotë:

MANDATI DHE MERITA ËSHTË E JUAJA, PËRGJEGJËSIA ËSHTË E IMJA!

Faleminderit nga zemra për çdo qytetar të Tiranës që më 14 Maj votoi për Ndryshimin, veçanërisht për këdo që ka sakrifikuar kaq shumë në opozitë dhe që ka vuajtur në këto vite nga dhuna, arbitrariteti, braktisja dhe vjedhja e taksave nga Bashkia e Tiranës!

Mirënjohje për besimin e dhënë nga Kryetari, forumet drejtuese dhe anëtarësia e Partisë së Lirisë, që pranuan kandidimin tim!

Nga sot nis një angazhim të ri shumë të rëndësishëm dhe me përgjegjësi, si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës për t’u shërbyer qytetarëve me dinjitet deri sekondën e fundit të mandatit, gjithmonë në mbrojtje të interesit publik, demokracisë, llogaridhënies dhe transparencës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco