Gjici do jepte 60 mijë lekë për qen, ndihma sociale është 30

Gjici do jepte 60 mijë lekë për qen, ndihma sociale është 30

23:12, 19/06/2023
A+ Aa A-

Në videon e skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, shfaqet qartë se si gruaja siguron projektin për kastrimin e qenve të Kukësit. Pasi i dha 'ok' për tenderin, Gjici kërkon nënkryetarin e bashkisë, që të përfundojë procedurat.

Nga pamjet me zë e figurë duket se kryetari i bashkisë i vë në dispozicion të gjithë stafin, dhe i thotë se do i bëjmë të gjithë shkresat. Ajo çfarë është po kaq e rëndë lidhet me faktin se për një qen do jepeshin 60 mijë lekë, ndërsa ndihma ekonomike për person është 30 mijë lekë.

Nga pamjet vërtetohet se me sa lehtësi jepen 60 mijë lekë për një qen, e ndërsa bëhet luftë për njerëzit që marrin 30 mijë lekë ndihmë sociale.

Video në zyrën e kryebashkiakut socialist të Kukësit, Safet Gjici, solli dorëheqjen dhe shkarkimin e këtij të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco