VIDEO/ Veton Surroi: Gjendemi në një situatë të cilën nuk e ka krijuar Kosova, por Serbia

21:25, 19/06/2023
A+ Aa A-

Veton Surroi mendon se Kosova gjendet në një situatë të cilën e ka krijuar Serbia.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Surroi tha se janë pjesëtarët e institucioneve të Serbisë ata që kanë sulmuar KFOR-in, që kanë rrëmbyer 3 policë dhe që nuk zbatojnë marrëveshjen e arritur.

‘Nuk është gjendja e tillë që mund të themi se po lulëzon në marrëdhëniet. Por nëse e analizojmë situatën në terren kemi të bëjmë me një sfidë të cilën nuk e ka krijuar Kosova. Pra nuk është se qytetarët dhe pjesëtarë të institucioneve të Kosovës, kanë rrahur ushtarë të KFOR-it. Kanë qenë qytetarë dhe pjesëtarë të institucioneve të Serbisë që kanë rrahur ushtarë të KFOR-it.

Pjesëtarët e institucioneve të Kosovës nuk kanë hyrë në territorin e Serbisë për të rrëmbyer 3 policë, por kanë hyrë pjesëtarë të institucioneve të Serbisë që kanë hyrë brenda territorit të Kosovës, për të rrëmbyer 3 policë, në kundërshtim me mbulesën e sigurisë që është në përgjegjësi e forcave të NATO.

Pra, ndërmarrja e veprimeve të dhunshme, nuk ka ndodhur si veprim i institucioneve të Kosovës, por si veprim i organizuar i grupeve që janë të lidhura me institucioneve të Serbisë.

Dosido kjo çështje do të sqarohet, por nuk do ta zgjidhë problemin themelor.

Problemi themelor siç thashë është struktural. Strukturalisht ne kemi hyrë në një proces negociator në të cilin nuk ekziston detyrimi ligjor i Serbisë për ta zbatuar. Kur presidenti Vuçiç thotë, unë nuk kam detyrim ligjor për ta bërë ne duhet ti besojmë dhe këtë ai e ka dëshmuar’, tha Veton Surroi në SYRI TV.  

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco