Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Çfarë do të bëjë Albin Kurti me asociacionin?

VIDEO/ Veton Surroi: Kosovës i nevojitet një pako masash dhe rikthim të planit franko-gjerman

21:05, 19/06/2023
A+ Aa A-

Analisti i njohur shqiptar nga Kosova, Veton Surroi ka dhënë mendimet e tij në lidhje me situatën në veriun e vendit.

Gjatë një bisede me ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Surroi thotë se duhet një paketë masash në këtë moment, ndërsa Kosova dhe Serbia duhet ti rikthehen planit franko-gjerman.

‘Është me rëndësi që të ripërcaktohen qëndrimet e Kosovës. Kosova është e interesuar për një marrëveshje normalizimi. Kemi të bëjmë me një proces në të cilin kemi nevojë për më shumë seriozitet zbatimi.

Ajo çka i nevojitet këtij momenti është një pako masash, që nis nga thelbësorja, që është se Kosova dhe Serbia duhet ti kthehen planit franko-gjerman dhe të kenë detyrimin për zbatimin e tij. Brenda këtij plani futen të gjitha sepse mund të vendosen pikat e kësaj pakoje, kur e një kulm sipëror që është plani franko-gjerman.

Është e qartë që duhet të ketë zgjedhje në 4 komunat e veriut sepse kryetarët e zgjedhur janë legal, por nuk janë legjitim. Nuk mund të jesh legjitim me kaq pak vota. Interesi nuk ka qenë i këtyre kryetarëve që ata të administrojnë një popullatë me shumicë serbe, por të mbërrijnë në pikën e legjitimitetit që qytetarët e këtyre komunave të veriut të zgjedhin kryetarët e tyre.

Të ulet shkalla e pranisë policore në nivelin e përshtatshëm, e kjo të bëhet në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX. Dhe që procesi i normalizimit të ecë me ritëm të shpejtuar dhe brenda këtij procesi të trajtohen të gjitha pikat, përfshirë dhe ati që kanë të bëjnë me të drejtat shtesë të qytetarëve serbë në republikën e Kosovës’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, analisti Veton Surroi.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco