Xhaferri: Gjici, s*ks me procedurë tenderuese të paracaktuar për komoditetin e qenve

Xhaferri: Gjici, s*ks me procedurë tenderuese të paracaktuar për komoditetin e qenve

19:35, 19/06/2023
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka denoncuar skandalin sesi përfitohen tenderat nën qeverisjen socialiste në vend.

Sipas tij për ironi të fatit në një kohë kur me dhjetëra djem të rinj nga Kukësi, rrezikojnë jetën duke kaluar me gomone nga Franca në Angli, kreu i Bashkisë Kukës, firmos një tender me prapavijë erotike për strehimin e qenve endacakë, a thua se ky ishte halli më i madh i kuksianve.

Postimi:

Skandal Gjici, seks me procedurë tenderuese të paracaktuar për komoditetin e qenve!

Publikimi i plotë i video-skandalit të Safet Gjici, faktoi së afera seksuale në zyrën e Bashkisë Kukës, u pasua më firmosjen e dokumentacionit për nisjen e një procedure tenderimi, ku Safet Gjici udhëzoi vartësit e tij të favorizonin shtetasen Alma Kaçi.

Për ironi të fatit në një kohë kur me dhjetëra djem të rinj nga Kukësi, rrezikojnë jetën duke kaluar me gomone nga Franca në Angli, kreu i Bashkisë Kukës, firmos një tender me prapavijë erotike për strehimin e qenve endacakë, a thua se ky ishte halli më i madh i kuksianve.

Kukësi sot është rrethi më i varfër në Shqipëri, e kjo nuk e pengoi mëkëmbësin e Ramës të konsumonte një skandal të këtyre përmasave.

Safet Gjici ka gënjyer kur pohoi se me vajzën ishte në një lidhje intime, ndaj nuk ka asnjë arsye se përse ai sot nuk është prapa hekurave për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe shpërdorim detyre, por endet i lirë.

Safet Gjici është shëmbëlltyra e Rilindasit të majmur me pushtet që më paratë e korrupsionit tjetërson vullnetin e qytetarëve.

SPAK duhet të merret me korrupsionin dhe jo vetëm me "hamshorllëkun" e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco