Seks dhe tender/ 13 minutat fatale të Gjicit, rrëzon nga froni Edi Ramën

Seks dhe tender/ 13 minutat fatale të Gjicit, rrëzon nga froni Edi Ramën

17:28, 19/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, kronologjinë e skandalit ‘Safet Gjici’, në 13 minuta fatale për të atë që tani është ish-kryebashkiak i Kukësit.

Duke e ilustruar me foto e jo me video, Hoxha tregon se si Alma K., për 13 minuta mbaron punë me Safet Gjicin dhe siguron edhe projektin për kastrimin e qenve të Kukësit.

Hoxha ironizon edhe shpejtësinë e veprimeve të administratës së bashkisë së Kukësit, që përfundon të gjithë procedurën që nis në zyrën e Gjicit dhe përfundon me dorëzimin e letrave dhe marrjen e tenderit që do financohej nga qytetarët e Kukësit.

Postimi i gazetarit Artan Hoxha:

Kisha dëgjuar kryeministrin, te fliste për efektshmërinë, shpejtësinë dhe rendimentin e larte te administratës se tij, por nuk e kisha besuar.

Por si ka thënë Sali Berisha, ‘Mendimi evolon’.

Kur thotë Berisha (qe mbetet gjithnjë i njëjti) imagjino ne, vdekatarët e thjeshte…

Tashme jam i bindur me zë dhe figure, se ‘Padishahu’ ynë, ka te drejte.

Administrata ne Kukës, duket flake fare,

‘shpejtësi skëterre,

efikasitet maksimal,

rendiment absolut’…

Shikojeni ne fotot e mëposhtme kronologjinë e plote, se si nje qytetare krejt e paverifikuar, kush është dhe çfarë përfaqëson, brenda 13 minutash,

hyn ne bashline e Kukësit,

‘përdhunon’ kryetarin ne zyrën e vet,

rregullon aferën për projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rrugës,

plotëson dokumentacionin ne zyrën e nënkryetarit,

dhe ikën ne hallin e vet….

Foto 1)- 15:59:30

fillon “procedura” në zyren e kryebashkiakut.

Image

Foto 2)- 16:03:44

Mbaron me sukses “procedura”.

Image

Foto 3)- 16:04:28,

Nis biseda per projektin e qenve.

Image

Foto 4)- 16:06:47,

Mbyllet biseda për projektin e qenve rrugaçe, thirret ne zyren e kryetarit, nenkryetari Granit Gjana, per te ndjekur hapat ligjore per projektin e qenve.

Image

Foto 5)-16:11:08,

Vajza shkon në zyren e nenkryetarit te bashkise Granit Gjana dhe merr udhezimet per dokumentat qe duhen per projektin.

Image

Foto 6)-16:11:18,

Vajza mbaron me nenkryetarin, dorezon letrat dhe vendos kontaktin direkt me te.

Image

Foto 7)-16:11:42,

Vajza del nga bashkia Kukës pasi ka mbyllur praktikisht nje projekt qe do financohet nga banoret e Kukesit.

Image

Foto 8)-16:13:04,

Vajza ndez makinen dhe para se te niset, degjohet nje e lehur qeni, te cilin e ka në sediljen e pare te makines…

Image

Foto 9)- Dielli do te lind serish, jeta vazhdon.

Dëgjohemi ne skandalin e radhës…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco