Manipulimi i zgjedhjeve nxit largimet masive/ Blushi: Këshilltarët tanë, zëri i të rinjve

16:43, 19/06/2023
A+ Aa A-

Partia e Lirisë akuzoi kryeministrin Rama se po përdor politika të qëllimshme e antikombëtare për shpopullimin e vendit.

Në një dalje për mediat, sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi, deklaroi se Shqipëria po tkurret në shifra të frikshme.

Sipas tij, lokomotiva e rritjes së punësimit në Shqipëri rezultojnë pensionistët.

Blushi theksoi se shkatërrimi i zgjedhjeve te 14 majit, nxit largimet masive, ndërsa shtoi se këshilltarët e opozitës do të nisin betejën për llogaridhënien e transparencën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco